Kryetarja e Komisionit Hetimor për PPP-të te Shëndetësia, Albana Vokshi, pas përfundimit të mbledhjes ka folur për mediat ku është shprehur se mazhoranca, me votat e saj, tentuan pengimin e punës në këtë komision për marrjen e informacionit.

Kjo sipas Vokshit, ndodh sepse ata janë në panik dhe fakti që në bllok kundërshtuan firmosjen e dokumenteve të konfliktit të interesit, tregon se disa prej tyre janë të përfshirë në aferat.

Deputetja demokrate njoftoi se mbledhja e radhës do të zhvillohet të martën, 3 prill, ora 13:30.

“Kanë refuzuar sepse duhen ekspertët ligjo. Sot tentuan me votën e tyre për të penguar punimet e komisionit për marrjen e informacionit. Votuan në bllok. E dyta e patë që u bë një diskutim për konfliktin e interesit, 8 deputetë të mazhorancës e hodhën poshtë, sepse një pjesë e tyre janë të përfshirë në këto afera dhe mundohen të pengojnë hetimet. I kam të gjitha deklaratat që janë të firmosura nga deputetët e opozitës, me mua në krye. Nëpërmjet tyre shihen nëse kemi konflikt interesi. Fakti që nuk firmosen tregon se janë në panik.

Një gjë tjetër flagrante ishte për të uzurpuar drejtimin e këtij Komisioni. Zoti Ndreca, nënkryetari, që i kanë dhënë për detyrë të pengojë. Aq në panik janë sa nuk respektojnë rregullat që i kanë miratuar vetë. Një gjë është e sigurt, deputetët e opozitës janë të vendosur për hetim. Mbledhja e radhës do të mbahet në orën 13:30. Nuk kemi kohë për pushim, kanë pushuar ca muaj, tani jemi në krye të detyrës për të zbardhur dy afera skandalozë që kanë sjellë kosto shumë të larta shëndetësore dhe në jetën e njerëzve”, tha Vokshi

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re