Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar gjatë ditës së sotme në Kukës një takim, në mbështetje të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Emri Vata, për zgjedhjet që do të mbahen në datën 24 shtator.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Shqipëria është në kushte pushtimi, pasi sipas tij, krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim.

Ai përmendi rastin e operacionit “Metamorfoza” që nxorri zbuluar lidhjet e krimit me strukturat shtetërore dhe shtoi se ministrat e qeverisë “Rama” kanë bërë mbledhje me biznesmenin e akuzuar, Pëllumb Gjoka dhe fisin e Bajrave.

“Shqipëria nga një tokë e bekuar nga zoti, u kthye në një vend që 80 % e shqiptarëve duan ta braktisin. Pamje e dhimbshme kur fëmija sheh nënën e vetë që keqtrajtohet. Shqiptarët që zgjodhën të jetojnë në Shqipëri, janë detyruar të largohen pasi u përballën me çmime stratosferike. Ata që shkojnë në Itali thonë që çmimet atje ishin më lirë.

Zoti të vret po nuk i the armikut armik. Po nuk i the pushtuesit pushtues dhe armikut armik, nuk çlirohesh kurrë prej tij. Vjedhje dhe vetem vjedhje, shndërrimi i pasurive tona në një mallkim të vërtetë. Çfarë ndodh me ne kur bijtë tanë marrin gomonet, Rama shkon të shohë filma në Venecia. Rama me ismailin e tij shpenzon 23 milionë euro. Këto janë shfaqje.

Ne vidhemi si asnjë qytetar tjetër në Europë, ndërtohet rruga Korçë-Ersekë me dy korsi dhe e ngushtë, që duhet të kushtonte 4 milionë segmenti shkon 40 milionë. Unaza e Tiranës ka filluar në 2013 dhe deri më sot coptohet nga loti në lot, me 24 milionë euro kilometrin, 2 herë më shumë se Tuneli i Kërrabës, apo 70 % më shumë se ai i Kalimashit.

Shqipëria sot prodhon 2 terravatë më shumë energji më shumë sesa konsumon. Por çfarë përfituat ju? Asnjë qindarkë, por vetëm vjedhje dhe vetëm vjedhje. Shpiragu ka naftë, por ajo fushë nafte është miratuar në vitin 2012. Por çfarë do të shohin shqiptarët po të vijojë Edi Rama në pushtet? Asgjë. Këto janë shfaqe, thelbi i të gjitha atyre është liria. Ky rregjim ka shkatërruar liritë tona. Shkoni në Gjykatë, ska gjykatë. Shkoni kërkoni ndihmë në Polici, por polici është miku i banditit, i vrasësit.

Kush ishte Xhevairi i Skapit që lironte Bajrin? Ishte kandidati numër 1 i Ramës dhe Pëllumb Gjokës për t’u bërë kreu i SPAK. A do të ngrihemi ne në lartësinë e idealeve të lirisë? A do të vendosim që të qëndrojmë mbi idealet e Lirisë?

Ju dëgjoni çdo ditë që Rama vjedh zgjedhjet dhe votën, unë ju them se kjo është një e vërtetë absolute. Nuk ka vend tjetër që krimi të shndërrohet në votë dhe vota në krim. Ky Gjici ka fituar të paktën 400 tendera, përveç parave që u vodhën me tunelet në Bankë, kur ishin rojet e tij. Të gjitha këto histori të votave ishin tendera krimi. Pëllumb Gjoka, Bajrat e vunë Shkodrën në qendrën e krimit, ministrat bënin mbledhje me ta. Jemi në kushte pushtimi, por a duhet ne të tërhiqemi? Kurrë. T’u përvishemi armiqëve me gjithë fuqinë tonë. Emri Vata të jetë kryebashkiaku ynë dhe nga Kukësi të nisë ndryshimi. Asgjë në botë nuk ka lartësuar kombet sa përpjekja e tyre për liri.

Në regjistër ne jemi 600 mijë, por jo të gjithë janë të gatshëm për betejë. S’ja prekim shumë votën, por ata që na kanë prekur votën 10 vite duhet të përgjigjen.

Rama u vërsyl këtë verë ndaj kryeministrit të Kosovës, anulonte mbledhje e fliste për sanksione. Vuçiç heshte dhe ky e sulmonte. Ne kemi gjak të derdhur ndaj atij armiku. Ky mendoj që erdhi koha që të sillej si kryeministër i Kosovës”, është shprehur Berisha.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re