Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se vendi sot është në kushte të vështira dhe se figura e Azem Hajdarit duhet të frymëzojë çdo të ri.

Berisha theksoi se “çdo ditë duhet të mendojnë për ti dhënë fund këtij regjimi, është një diktaturë.”

Ndërsa shtoi se “sot Azemi është më aktual se kurrë, trashëgimia e tij sot është më e gjallë se kurrë.”

Sali Berisha: “Sot ne nderojmë në 25 vjetorin e rënies një prej figurave më të jashtëzakonshme të historisë sonë kombëtare.

Të ngriheshe në protestë në Tiranë, ishte jashtë imagjinate. Por Azem Hajdari u ngrit si i pamposhtuar, pa marrë parasysh asgjë.

Azemi ka tragshëgiminë e tij poltike të jashtëzakonshme. Çfarë ishte Azem Hajdari, nuk ishte vetëm student që nisi i pari betejën, nuk ishte vetëm themeluesi i PD, por nismëtari i lëvizjeve të fuqishme derisa u përmbyt diktatura, protesta në çdo vend, fjalime të zjarrta, ishte njeriu që do shtronte çdo ditë një pyetje “çfarë do u bëjmë sot ne këtyre”, sepse ata nuk meritonin të ishin.

Sot Azemi është më aktual se kurrë, jemi në kushte të vështira, por ’90 ishte shumë më e vështirë. Kaloi midis breshërive, morive të gurëve, përplasjeve, makineria e frikës ishte e fuqishme, më të varfërit e shqiptarëve, kapën armën kundra nesh kur u rrëzua busti, indoktrinimi ishte i tillë.

Ai duhet të frymëzojë çdo të ri, ka 25 vite që ka ndërruar jetë. Pati një jetë të shkurtër.

Çdo ditë duhet të mendojnë për ti dhënë fund këtij regjimi, është një diktaturë.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re