Skip to content

“Jemi në luftë të shpikur”, Këlliçi analizon veprimet e Ramës: Ecën me projektim, po merr drejtimin e politikës së jashtme

c88c46dc 7a44 4334 a65b c210b577fcbb

Juristi Reshard Këlliçi në një intervistë për emisionin Quo Vadis në Vizion Plus tha se Shqipëria aktualisht ndodhet në një luftë të shpikur, që është e vërteta.

Këlliçi më tej, teksa analizoi veprimet politike të Ramës, u shpreh se lëvizjet që bëri në diplomacinë e jashtme kur shkarkoi Ditmir Bushatin për të emëruar në vend të tij Gent Cakën që nuk u dekretua, i tregoi botës se po merr rol aktiv në politikën ndërkombëtare. Sipas tij, kjo nuk është e qëllimshme, por projektim politik i kryeministrit.

“Ne jemi ne luftë. Ne i kemi përjetuar krizat. Jemi si ukraina. Ne jemi në luftë të shpikur me të vërtetën që na godet. E vërteta është e thjeshtë. Nëse do të flasim për politikë të jashtme, Rama i dha një mesazh të qartë Bushatit që e zëvendësoj me një person tjetër që as nuk u dekretua. Në atë moment ti i dhe një mesazh botës.  Rama është përpjekur të marr rol aktiv në politikën e jashtme.  Ky është projektim”, tha Këlliçi./