Alfred Rushaj, drejtues i fushatës elektorale të PD-së, që ka qenë edhe negociatori i demokratëve për marrëveshjet me aleatët ka zbuluar detaje nga ky proces.

I ftuar në rubrikën ‘Opinon’ në ‘News24’ Rushaj tha se marrëveshja ishte lidhur që në krye të herës në parim, ndërsa qëllim i diskutimeve ka qenë maskimizimi i votës.

“Nuk ka qenë marrëveshje e vështirë. Kemi qenë që në fillim me terma të dakordësuar me zotin Mediu. Është aleati ynë historik. Parimet kanë qenë që në fillim të dakordësuara, s’ka qenë në diskutim arritja apo e jo e marrëveshjesh. Kur dy aleatë lidhin marrëveshje, ka gjera që diskutohen me qëllim maksimizimin e votës, koalicionit në këtë rast.

Nuk është çështje tek pritshmëritë, por zoti Mediu ashti si dhe ne kishim një projekt të përbashkët. Detajet se si të maksimizohet vota në çdo qark, është çështje teknike se sa parimore. Diskutimet kanë qenë se si të mblidhet vota, dhe jo se sa ndarja e parimeve. Nuk ka qenë asnjëherë ky diskutim për t’u ndarë në zgjedhje nga PR. S’ka pasur asnjë diskutim nëse PD dhe PR do të dilnin të veçanta. I sati në listë do të jetë zoti Mediu, kjo nuk ka rëndësi.”, tha Rushaj.

Mes të tjerash ai tha se nuk ka rëndësi nëse PD dhe LSI dalin në lista të ndara, pasi janë një koalicion.

“Me të gjithë partnerët e koalicionit janë mbyllur negociatat. Ne jemi në një aleancë të vetme. Padyshim që janë të dakordësuara parimet, çdo gjë që ka të bëjë me maksimizimin e votës. Çështja se si do të dalin në zgjedhje, me një apo dy lista, është çështje pa rëndësi. Ne jemi në një koalicion, në një aleancë dhe paraqitemi në një front. Është llogaritur që kjo formë do të maksimizojë votën dhe mandatet që vijnë nga vota. Ndarja e përgjegjësive për qeverisje është diçka tjetër.

Në këto momente kemi diskutuar për bashkimin e faktorit opozitar për maksimizimin e votës. Diskutimet për qeverinë do të jenë në një fazë të dytë. Për ne me rëndësi është ndryshimi. Ne kemi pasur të qartë objektivin, të gjithë si aleat. Çdo gjë tjetër ka qenë pjesë diskutimi. Pavarësisht diskutimeve, kur je në këtë lloj fryme e ke të sigurt që do ta arrish qëllimin. Kemi pasur diskutime të frytshme.”, pohoi ai.

Po ashtu ai u ndal dhe tek programi i PD-së për energjinë elektrike, ndërsa shtoi se demokratët kanë si qëllim uljen e çmimit të dritave. Sipas tij, disa investime në energji janë të paplota. Mes të tjera Rushaj komentoi dhe daljen jashtë funksionit të linjës së transmetimit të energjisë Shqipëri-Kosovë, pas rrëzimit të 4 shtyllave. Sipas tij, OST është përgjegjëse për mirëmbajtën e kësaj linje që sjell të ardhura.

“Ky është një lajm shumë shqetësues, kemi pasur disa herë diskutime për këtë gjë. Nuk është vetëm çështja që u prish linja dhe ka bërë 70 mln euro. Kjo tregon se si janë realizuar investimet. Por problem është humbja që shkakton çdo ditë mosefiçensa e kësaj linje. Ne mendojmë se ky është problem që duhet parë në themel. Për faktin se po zvarritet prej disa kohës ndreqja e tyre. U bë disa kohë që linja është jashtë pune.

Mosfunksionimi i kësaj linje, veçanërisht kur ka pasur mundësi për eksport, imagjinoni që e gjithë kjo autostradë ka qenë jashtë funksionit dhe do kishin ardhur para, por është derdhur dhe është përmbytur tokë. OST është entiteti përgjegjës për mirëmbajtjen e linjës dhe rregullimin e saj. Heshtja është pranim i fajësisë që ka për këtë situatë. Ai duhet ta rregullojë këtë. Këta kanë bërë tendera për gjëra që nuk ishin emergjente. Ndërsa për këtë çështje, që lidhet me rritjen e eksportit dhe në të mirë të vendit, e marrin në terezi.”, theksoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re