Analisti Agim Baçi i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Aktualitet” në Fax News foli në lidhje për aktakuzën e ngritur Gjykata Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilët akuzohet për krime kundër njerëzimit.

Baçi nënvizoi faktin se ajo që është më trishtuese në këtë mes është se klasa politike kosovare por edhe diplomacia shqiptare bashkë, kanë lejuar që diplomacia serbe të ketë fitore për anulimin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Sipas Baçit që në këtë moment Thaçi duhet të kishte dhënë dorëheqjen, ndërkohë që shtoi se historinë nuk duhet të lësh në heshtje dhe kudo duhet të tregosh për krimet e Serbisë ndaj Kosovës.

“Ai donte të fliste i menduar, sepse atje ka vendosur një standard Haradinaj me dorëheqjen e tij sapo është bërë akuza, ku nuk nguroi fare dhe Thaçi tashmë është në vështirësi të madhe.
Kosova nuk duhet të humbë kurrë vëmendjen për të paraqitur krimet serbe në çdo kryeqytet të botës, jemi sot në një situatë absurde, që kemi Serbinë e cila ulet në mënyrë të barabartë me Kosovën, sikur nuk ka qenë agresori, ndërkohë që shumë familje kosovare që nuk kanë gjetur ende eshtrat e të afërmve të tyre.

Kemi ende krime të pazbardhura. Është një trishtim i madh që klasa politike kosovare por edhe diplomacia shqiptare bashkë, kanë lejuar që diplomacia serbe të ketë fitore për anulimin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës.

Për mua vetëm tërheqja e njohjeve duhet të ishte një akt ku Thaçi duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Të tërhiqen njohjet për mua kjo është e trishtë. Për mua kjo vjen nga mungesa e vëmendjes. Për mua Brukseli, Washingtoni, Berlini, Parisi çdo epiqendër politike kulturore, duhet të kishte një galeri me krimet serbë në Kosovë që askush mos të pyesë se çfarë ka ndodhur. Sepse sot mjafton të pyesësh pse e goditi NATO Serbinë, dhe ne të kemi dyzim, pse duhet të pyesin. Mjafton që të shikosh ato krime që ne kemi parë vetë, sepse historinë nëse e lë në heshtje ajo rikthehet dhe sot kemi Serbinë që bën akuza.”- tha Baçi. (M.Q/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re