Ish-deputeti Luçiano Boçi, ka komentuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, për t’i ndryshuar masën e sigurisë nga ‘detyrim paraqitje’ në ‘arrest në shtëpi.

Të gjithë situatën e hetimit ndaj Berishës, Boçi në studion e emisionit “Open” në News24 e cilësoi absurde, ndërsa shtoi se ‘arrest në shtëpi’ me mbikëqyrje policore dhe ndërprerje komunikimi, nuk kishe dëgjuar ndonjëherë, duke theksuar se po flitet për një njeri me fuqi politike.

“Jemi në një situatë absurde… avokatët kanë paraqitur fakte dhe prova bindëse që prokurorja është në konflikt interesi. Thelbi i hetimit ndaj Berishës është konflikt interesi, dhe trupa gjyqësore që e gjykon është në konflikt interesi.

 Është hetim politik ndaj Berishës si drejtues i PD, por dhe ndaj opozitës dhe PD në tërësi. Unë nuk kam dëgjuar ndonjë herë masë arrest shtëpie me mbikëqyrja dhe ndërprerje e komunikimit me publikun. Kjo e drejtë është e drejtë thellësisht dhe njerëzore, aq më tepër kur i atashohet një njeriu me fuqi politike. Ka shumë mospërputhje ligjore”, tha Boçi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re