Alfred Rushaj, kryetar i Grupit Parlamentar të PD

Jemi munduar ta thjeshtësojmë skemën apo modelin e tregut sesi funksionon. Ky vit mund të quhet cfarëdo por jo krizë energjitike. Nëse do shohim bilancet do shohim se deri në shtator KESH ka shtuar prodhimin dhe jemi në një vit shumë të mirë energjitik.

Gjatë gjithë vitit konsumojnë 4.6 miliardë kilovat, të gjithë personat që paguajnë faturën është aq, ndërkohë që 4.5 janë prodhuar deri më sot. Kjo është e rëndëishme sepse Kasakada e Drinit është vendosur për konsumim familjar. Cmimi që KESH ja shet OSHE është 1.5 lekë kilovat, cmimi duhet ishte rreth 12 euro për megawat/orë ndërkohë që sot është 200 e ca euro.

Tërësisht keqmenaxhim, nuk ka të bëjë kriza aspak. Nëse për një moment do të besonim atë që thotë Rama se nk kishim asnjë mundësi për ta shitur me cmim tjetër energjinë elektrike, OSHE që ka detyrimin ligjor, a nuk duhet që këtë energji duhet ta blinte në prill apo në maj kur secili e di se cmimi do të ishte më i lirë. Në maj ka qenë 3.5 herë më lirë sesa çmimi me të cilin qeveria ka blerë energjinë. Aty kanë një konkurrencë, se cili gjeneron më shumë lekë për kompaninë e vet. Është e papranueshme që qytetarët shqiptarë të përballojnë krizën e keqmenaxhimit të operatorëve publikë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re