Belind Këlliçi ka deklaruar se janë në një periudhe reflektimi pas humbjes së zgjedhjeve më 14 maj. Për gazetarët Këlliçi u shpreh se të gjithë janë koshient që zgjedhjet janë vjedhur dhe manipuluar.

Sa i takon bashkimit të PD, ai tha se do të diskutohet për të gjetur mënyra me qëllim që të kapërcehet çdo haërmbetje.

I pyetur për lidershipin e ri, Këlliçi deklaroi se “ka ikur koha e dëshirave personale” dhe për këtë shprehet shumë qartë statuti.

“Ne jemi në periudhë reflektimi por kjo nuk do të thotë se vjedhja nuk ka ndodhur, kjo nuk do të thotë që nuk ka patur manipulim. Ende sot unë nuk gjej dot një socialist që të thotë se këto zgjedhje ishin të ndershme.

Mbledhja e sotme do të adresojë të gjitha problematikat. Pikë së pari duke nisur nga problemet që kemi patur.

Sigurisht është një periudhe reflektimi për ca nuk ka shkuar mirë brenda nesh. Nga ana tjetër duhet të flasim për zgjedhjet. Zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka patur, për ketë jeni koshient.

Do të duhet të gjejmë mënyra për të kapërcyer cdo hatërmbetje dhe për të t’iu përgjigjur më mirë shoqërisë.

Reflektim do të thotë që ne do të shohim ca nuk ka shkuar mirë brenda nesh. Në lidhje me lidershipn mjafton të shikoni stautin, e ka të përcaktuar qartë këtë. Ka ikur koha e dëshirave personale.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re