Presidenti Ilir Meta I ka kërkuar takim kryeparlamentarit Ruçi për të diskutuar për Gjykatën Kushtetuese.

Kreu i shtetit, gjatë një konferencë për mediat, bëri me dije se implementimi I rekomandimeve të Venecias është e vetmja rrugë për të ecur përpara. Presidenti kërkoi ngritjen sa më parë të Kushtetueses, pasi është një emergjencë për vendin dhe kryekusht për negociatat.

“Ka rëndësi dhe urgjencë ngritja e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë kushtetuese. Si president kam qene i palodhur në kërkimin e bashkëpunimit për përfundimin e reformës në drejtësi. Do vijoj të jem kështu, i kam kërkuar takim kryetarit të Kuvendit, duke filluar nga e hëna. Sot kemi përfundimisht të përkthyer raportin përfundimit të Venecias. Raportin e certifikuar do t’ia nisim Kuvendin, KED dhe çdo institucioni tjetër. Gjykata Kushtetuese duhet të jetë sa më shpejt funksionale, pasi i shërben vend, por është edhe kryekusht për negociatat. Jam gati të bashkëpunoj me institucionet që reforma në drejtësi të fitojë shpejtësinë e humbur dhe besimin e qytetarëve dhe kjo realizohet jo sipas interpretimeve dhe dëshirave e interesave, por sipas kushtetutës. Implementimi i rekomandimeve të Venecias është e vetmja rrugë për të ecur përpara.”

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re