Numrat në rritje të rasteve të infeksionit dhe viktimat nga Covid-19, me sa duket na çuan te mbajtja e detyrueshme e maskes në çdo vend dhe në çdo kohë, përveç se kur jemi në banesën tonë, detyrim ky që hyn ne fuqi duke filluar nga dita e nesërme.

Mjeku imunolog, Genc Sulçebe tha gjatë një lidhjeje në studion e lajmeve në “Vizion Plus” se kemi hyrë në valën e dytë të koronavirusit. Me rifillimin e aktiviteteve, mjeku tha se kemi një shpërndarje të pritshme të virusit.

Ai e konsideron një masë të duhur vendimin për mbajtjen e maskës me detyrim, si një nga zgjidhjet për të parandaluar përhapjen e virusit.

 “Jemi në valë të dytë, është e njëjta valë, nuk po vjen një valë e re. E vetmja zgjidhje për të parandaluar këtë progresim të infektimit është mbajtja e e vazhdueshme të maskave. Dhe padiskutim eshtë një nga rrugët kryesore për parandalim, por nuk mjafton. Populli duhet të ndërgjegjësohet. Ndërgjegjësimi nuk është në nivelin e duhur. Virusi del në rrugët e frymëmarrjes. N.q.s jemi të infektuar, del me grimcat e pështymës. Kur këto grimca janë mbi 100 mikron, transmetohet në një distancë deri më 2 mikron dhe bien poshte. Nese janë më të vogla, nën 100 mikron, mund të rrinë në formën e një mjegulle, në ajër. Nëse ndodhemi afër kësaj mjegulle, nuk mund ta thithim virusin. Sidomos në qendrat e qyteteve, rrugët e mbipopulluar, nuk mund të ruhet distancë dhe padyshim në një mjegull të tillë, mund të infektohemi.”

Për mjekun, grumbullimi i njerëzve duhet të pezullohet dhe se qytetarët duhet të respektojnë me patjetër distancën 2 metra.

“Nëse je vetëm dhe s’ke asnjë njeri afër, nuk ka kuptim ta mbash maskën. Këto muaj që na ndajnë nga fillimi i vaksinës, duhet të pezullohen aktivitete të tilla. Grumbullimi i njerëzve duhet të pezullohet. Ose komunikimi me njerëzit kur takohemi duhet të jetë në një distancë 2 metra.”

Sa i përket akuzave të opozitës në drejtim të qeverisë për numrin e ulët të testimeve, Sulcebe shprehet se ndodhemi në një për qindje pozitiviteti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re