Ish-kryeministri Sali Berisha, nga dritarja e banesës ku ndodhet në arrest shtëpia, është shprehur para protestuesve se janë njerëz të kauzave të drejta dhe se një këto kauza nuk mund të humbasin kurrë.

Ndaj, shprehet ish-kryeministri, sot më shumë se kurrë duhet të zotohen për të vazhduar betejën me mosbindje civile.

“Ne jemi njerëz të kauzave të drejta dhe kauza e drejtë nuk mund të humbasë kurrë.

Çdo kauzë e drejtë e humbur është humbje e tmerrshme për luftëtarët e të vërtetave dhe ata nuk mund të jenë kurrë luftëtarë të kauzave të humbura.

Prandaj dhe sot, më shumë se kurrë, duhet të zotohemi të vazhdojmë betejën me mosbindje civile.

Miqtë e mi, dje ne nderuam së bashku një ngjarje të madhe, betejën e guximtarëve, trimave të Kavajës në stadiumin e tyre 34 vite më parë.

Por ju rikujtoj këtu sot se ata guximtarë të vërtetë, 34 vite më parë, u ngritën në stadiumin e tyre me thirrjet: o sot, o kurrë!

Ndaj dhe ne, le të përsërisim veten sot, le t’i përsërisim çdo shqiptari, çdo miku, çdo qytetari, çdo fermeri, çdo të riu, çdo studenti, çdo pensionisti: o sot, o kurrë për shpëtimin e Shqipërisë.

Rroftë Shqipëria, rrofshi ju.

Fitore, fitore, fitore!”, u shpreh Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re