Avokati Altin Goxhaj ka qenë i ftuar në studion e Fax News ku ka folur lidhur me situatën e vështirë me të cilën po përballen shqiptarët.

Duke komentuar një video ku të rinjtë shqiptarë po largoheshin me skafe drejt Anglisë duke rrezikuar jetën e tyre, Goxhaj tha se Shqipëria ndodhej para një vije të kuqe të cilën nëse e kapërcen më tej rrezikon të mos ekzistojë më si entitet.

Ndër të tjera, Goxhaj tha se e vetmja zgjidhje ishte formimi i një fronti rezistence me intelektualë, përfaqësues të shoqërisë dhe opozitën në mënyrë që të formonin aleancë kundër projektit për shpopullimin e vendit.

“Ky material e prezanton më së miri situatën e Shqipërisë në këtë moment. Djemtë paguajnë nga 10 mijë paund për t’u larguar me skafe drejt Anglisë. Mendoje pak të rinjtë që ikin me skafe si në vitin 1991. Është një moment që përcakton atë vijën e kuqe që po e kapërcyem nuk do ketë kthim pas që do të thotë se Shqipëria nuk do të ekzistojë më. Nëse nuk e ndalojmë dot këtë të keqe në vitin 2023 dhe 2030 Shqipëria deri në vitin 2030 do të jetë një vend me aq pak njerëz sa do të kthehet në një grupim skllevërish nga Afrika dhe Azia.

Tokat tona tashmë i përkasin një koorporate. Tashmë Shqipëria është kthyer në një plan konkret ku shqiptarët sa herë që zgjohen kuptojnë se ka pasur një agjendë për shpopullimin e vendit dhe shkatërimin e tyre.

Kam arritur në përfundimin që në këtë moment nuk ka më opsione. I vetmi opsion që ne të shpëtojmë është që ne të krijojmë një front të bashkuar ku të jetë edhe opozita edhe lëvizjet qytetare edhe intelektualët dhe të bëhemi të gjithë bashkë që të formojmë një mur rezistence.

Ky front rezistence bëhet vetëm duke bashkuar të gjitha palët. Të gjithë njerëzit që janë sot përballë qeverisë, thonë këtë fjalë: Nuk ka zgjidhje. Por të gjithë këta bien dakord që duhet të ndodhë bashkimi i gjithë palëve, dhe jo bashkimi i Alibeajt me Berishën se këto janë kot nuk na interesojnë fare”– tha avokati.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re