Ekspertja e ISHP-së, Eugena Tomini gjatë një interviste me skype për Fax News ka deklaruar se janë gati tre skenarë në rast se Covid-19 përhapet akoma më masivisht nga sa ka kapacitetet e shpërndarjes sot, ndërsa 4 spitale janë gati për të pritur pacientë nëse do të lindi nevoja.

Ajo tha se ka vijuar procesi i rekrutimit të stafit mjekësor siç ka apeluar më herët ministria e Shëndetësisë, ndërsa infrastruktura është e përgatitur me të gjitha parametrat e nevojshme.

“Ekzistojnë tre skenarë të mundshëm sa i përket kapaciteteve, nëse spitali infektiv nuk do të ketë më kapacitete përballimi, janë tre spitale, Covid-2,  Covid-3 ish-kirurgjitë në QSUT dhe godina e përshtatur për një spital të katërt në autostradë. Nuk do donim asgjë negative sa i përket sistemit shëndetësor, ministria e Shëndetësisë që në fillim ka bërë thirrje për rekrutim stafi nëse është nevoja për shtimin e kapaciteteve. Gjatë gjithë kësaj periudhe janë bërë përgatitje me staf edhe për spitalet mbështetëse nëse do të jetë nevoja. Kapacitetet respiratore, reaminatore dhe njerëzore për të përballuar edhe fluksin në Covid-2 janë”.

Vazhdimisht ka pasur ankesa nga qytetarët sa i përket selektimit që sipas tyre bëhet nga autoritetet shëndetësore në marrjen e tamponëve, akuza të cilat janë akomuluar edhe nga përfaqësues të rëndësishëm të politikës, ndërsa Tomini ka sqaruar me detaje se si zhvillohet ky proces.

Ajo tha se jo çdo qytetar që ka pasur kontakt me një të infektuar mund të bëjë testin, duke argumentuar se kjo mund të bëhet vetëm në rast të shenjave klinike apo matjes së rriskut.

“Që të kryhet testi i tamponit, duhet që nga vlerësimi i kohës së zonave të kuqe, çdo rast i duyshuar në shenjat klinike, mbështetur në rekomandimet e OBSH nuk është neglizhuar në asnjë rast. Një person i cili gëzon shëndet të plotë, pavarësisht se hipotezon se ka qenë në kontakt të një personi pozitiv nuk mund të testohet domosdoshmërisht dhe privatisht. Është Urgjenca Kombëtare që referon nëse pacienti duhet të testohet. Pastaj janë Spitali i Pneumonoligjisë dhe Spitali Infektiv që bën testimin. Duhet të kesh disa simptoma që të futesh në testim, pastaj nëse rezulton pozitiv, listohen kontaktet dhe sipas rriskut testohen edhe ata. Kjo është strategjia e ndjekur që nga momenti i fillimit deri tani. Nuk kemi lënë asnjë kontakt që ka shfaqur shenja klinike pa e testuar.

127 nuk kryen testim dhe marrjen e tamponit, bën vlerësimin, sistemi sa i përket Urgjencës ka mbajtur peshën e jashtëzakonshme jo vetëm të një telefonate, por me mijëra, edhe tani që flasim, jo vetëm për Covid por edhe specialitete të tjera. Një rast i shkëputur nuk duhet të përgjithësojë punë  e gjithë rrjetit. Në rast se rasti në fjalë ka telefonuar 127 dhe brenda 4 ditësh nuk është kontaktuar, duhet theksuar, është një periudhë 14 dhe dita e shtatë mund të shfaqen sekrecionet dhe virusi, rekomandohet të monitorohet në distancë dhe duke u ndjekur nga mjeku i familjes. Ka dhe duhet të ketë mjeku i familjes me pacientin dhe anasjelltas.

Nëse do ti kthehesha memories, më mirë do kujtoja efektin e karantinës që kaluam ato javë gjithë popullata, dhe të zbatojmë masat e thjeshta për të mos kaluar në ato nivele, është e mira që të ruajmë distancimin fizik, të përdorim maska dhe të mbajmë higjenën. Të mos i kthehemi një kujtese që na bën dëm tani por nga ana tjetër na kujton të mos bëjmë të njëjtat gabime”, tha ekspertja.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re