Kreu i Shoqatës së Bareve e Restoranteve, Enri Jahaj, theksoi në emisionin “Quo Vadis” se në Shqipëri racizmi është ende prezent, gjë e cila reflektohen edhe nga mënyra e punësimit të punonjësve nga Bangladeshi.

Ai theksoi se të tillë punonjës nuk punësohen në pozicione ku ka kontakt drejtperdrejtë me klientët për shkak të paragjykimeve.

“Ne na shohin si një trampolinë për të shkuar drejt Europës. Ndërkohë që jo më larg se pardje unë kisha një diskutim shumë të bukur në një vend europian dhe ishin shumë të interesuar që të vinin në mënyrë sezonale punonjës këtu tek ne dhe me rrogat si një shqiptar. Nuk vinin për rrogë, por për eksperiencë. Ata lënë një eksperiencë sepse vijnë nga një vend si ne por me eksperiencë shumë më të lartë se ne në turizëm. Së dyti, po vijnë nga Europa, jo nga Bangladeshi. Ne nuk shërbejmë me njerëz nga Banglandeshi, ne i duam mbrapa kuintave ata, sepse nuk i duam të na shërbejnë. Jemi racistë në maksimum dhe ne njerëzit me ngjyrë i shohim si diçka anormale në rrugë dhe ata e ndjejnë këtë gjë.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re