Pedagogia, Nora Malaj ka qenë e ftuar në studion e emisionit “Të Pathënat”, moderuar nga Arbi Fortuzi në Fax News, ku ka folur lidhur me rastin e tradhëtisë që u bë viral në media ku një vajzë 20 vjeçare nga Librazhdi u kap nga vjehrri dhe vjehrra duke tradhëtuar djalin e tyre që ndodhej në Gjermani.

Malaj tha se situata e krijuar në vitet 90 po kthehej mbrapsht si një “boomberang” për familjet shqiptare, duke shtuar se të gjitha ngjarjet që po ndodhnin tani dhe po publikoheshin kishin shpërthyer nga revolta dhe zemërimi gjithashtu edhe mos-dija.

“Jemi shoqëri depresive. Kemi një depresion që shfaqet në etapa të ndryshme të jetës. Me thënë të drejtën në këtë javë kam parë aq shumë video të bombarduara nga të gjitha llojet e situatave. Kam arritur në një konkluzion, më fal po çfarë po bëj unë me studentët e mi teksa jemi kapur në një rreth vicioz. Përpara viteve 90 ato gjykimet popullore, si duket janë në subkoshiencën e njerëzve dhe nga padija, nga revolta, nga inati, nga mos-dija e përdorimit të celularëve, nga zemërata që të nxin sytë, e gjitha kjo i është kthyer në boomberang së pari familjes shqiptare dhe më pas në shoqërinë tonë. Së fundmi është edhe ajo që lidhet me rrënjët e familjes. Këto lloje modelesh e kanë kryqëzuar shoqërinë dhe tashmë kanë dalë të gjithë problemet jashtë. Jam ndjerë keq, e tronditur, kam kuptuar që njerëzit që kanë dalë për të folur duhet të mbajnë përgjegjësi të madhe”– u shpreh Malaj ndër të tjera.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re