Ish-ministri Aldo Bumçi i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, ka komentuar situatën politike në vend ku është ndalur edhe te vendimi i GJKKO-së për ish-kryeministrin Berisha.

Bumçi e krahasoi Shqipërinë me Rusinë dhe Bjellorusinë ku liderët e opozitës burgosen. Më pas foli edhe për çështjen e vulës, ku theksoi se ata janë merr peng nga Edi Rama.

Ndër të tjera ai tha se Rama pa rezistencën e opozitës gjatë zgjedhjeve të 14 majit, si dhe bashkimin e grupit parlamentar të PD, e ndaj vendosi të godiste kryetarin e opozitës, referuar Sali Berishës.

“Të gjitha faktet, janë në favor të zotit Berisha, nuk ka çështje, pasi ka nisur me shkelje kushtetuese. Çfarë tha Rama në Itali? Tha ‘më thonë diktator, mirëpo gjykatat janë të pavarura’. Ne sot jemi bashkë me Rusinë dhe Bjellorusinë. Kryetarët e opozitës në Rusi janë në burg ose në varreza. Vetëm mosha e shpëton Berishën nga burgu.

Kemi parë që gathë këto kohë opozitës nuk po i njihen të drejtat për ngritjen e komisioneve hetimore. A jemi ne një vend normal? Ne duam funksionimin e shtetit. Rama merr logon dhe ka 2 vite që PD nuk merr emrin. Emrin ta merr, si zhvillohen zgjedhjet? Thonë që mbështetësit e opozitës u kërcuan dhe u benë për të mos votuar. E pamë ne krimin duke lëvizur rrugëve të Shkodrës.

Ky sulm erdhi pasi ne rezistuam më 14 maj, morëm 34% të votave. Ne rezistuam si asnjë opozitë, kur pa që u bashkua dhe grupi parlamentar goditi kryetarin e partisë.”, u shpreh Bumçi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re