Deputeti socialist, Petro Koçi, ka shprehur shqetësimin e tij për dëshmitarët në Komisionin Hetimor për koncensionet në Shëndetësi, duke thënë se shpesh herë janë tallur me ta, duke i lënë në pritje me orë të tëra.

Sipas tij, dëshmitari më i rëndësishëm është Ilir Beqaj. Ai tha se ish-ministri është “strumbullari i gjithë kërkesës për të iniciuar hetimin”.

“Ky është një komision që heton çështje, që do të thotë nuk është gjeti shtrigash apo luftë klasash. Kemi thirrur plot dëshmitarë të rëndësishëm, por edhe jemi tallur me disa sepse e kemi gjatur debatin duke e justifikuar si procedural, dhe i kemi lënë duke pritur te dera me orë të tëra. Nuk është fare serioze për komisionin.

Është hera e dytë radhazi që harxhojë orë të tëra duke bërë një debat pa kuptim, në emër të disa kërkesave që dalim papritur, si kjo; o do vijë Vilma Nushi o s’ka. Për mua të vijnë gjithë Vilmat e Shqipërisë, por për mua kjo është taktikë për të shtyrë hetimin. Nëse keni dështuar me hetimin, kjo nuk është taktikë.

Gjykoj që këtu dëshmitari më i rëndësishëm është ish-ministri Beqaj, i cili është strumbullari i gjithë kërkesës për të iniciuar hetimin.

Për ato që keni rënë dakord, hajde t’i pyesim të tërë. Por duhet të jemi seriozë. Vërtet jemi parlamentarë, por jo gjyqtarë e prokurorë. Kështu që nëse vijojmë me procedurën normale, mendon brenda afatit mund të bëjmë dhe raportin”, tha Koçi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re