Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të të dhënave të EUROSTAT që tregojnë se të ardhurat për frymë në Shqipëri janë 40% e PBB-së duke u renditur të fundit në Ballkanin Perëndimor.

Deputetja demokrate thekson se përgjigja është tek vizioni qeverisë shqiptare.

“Ndërkohë që kanë investuar në ndërtim dhe në llaç e tulla, me vizionin që kanë pasur për të mbështetur këtë sektor, ka rezultuar në zhvlerësim të Euros, në rënie të eksporteve me 16%, në zhvlerësim të produkteve Made in Albania që sot s’po dalin dot në tregjet ndërkombëtare dhe pothuajse në 175 mijë familje që janë në rrezik për punën e tyre”, thekson ajo.

Tabaku shprehet se sektorët kryesorë dhe prioritetet kryesore janë lënë në harresë.

“Si janë familjet shqiptare sot? Pas 12 viteve të qeverisë socialiste a janë më mirë familjet shqiptare apo jo? Përgjigja është këtu! Të dhënat e EUROSTAT tregojnë që të ardhurat për frymë janë sa 40% e PBB-së, të fundit në Ballkanin Perëndimor. Të fundit në Europë dhe të pakrahasueshëm me askënd. Atëherë kjo rritje e madhe dhe ky propseritet i propagandës përse nuk përjetohet në xhepat e shqiptarëve? Përgjigja është tek vizioni qeverisë! Ndërkohë që kanë investuar në ndërtim dhe në llaç e tulla, me vizionin që kanë pasur për të mbështetur këtë sektor, ka rezultuar në zhvlerësim të Euros, në rënie të eksporteve me 16%, në zhvlerësim të produkteve Made in Albania që sot s’po dalin dot në tregjet ndërkombëtare dhe pothuajse në 175 mijë familje që janë në rrezik për punën e tyre.

Ndërsa sektorët kryesorë dhe prioritetet kryesore janë lënë në harresë. Sot, bujqësia është në tre vite të njëpasnjëshme në rënie. Pse nuk po reflektohet kjo rritje e madhe në turizëm në gjithë sektorin, në zinxhirin e vlerës të 300 mijë fermerëve shqiptarë? Pse në pikun e turizmit bie konsumi me 0.53%? pikërisht prej pabarazisë së krijuar, informalitetit e prej  sistemit të ngritur, prej sistemit korruptiv të ngritur, që nuk promovon me të vërtetë ato që punojnë, por promovon ato modele e raste që nuk japin mbrapsht në ekonomi. Këtë duhet ta luftojmë”, u shpreh Jorida Tabaku.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re