Ambasadori i Turqisë nga Shkodra, Ahmet Yoruk, flet për luftën në Ukrainë:
“Turqia po ndjek zhvillimet e fundit nga afër. Është e vërtetë që bota është e sprovuar dhe është gjendur përballë sfidave të mëdha, sidomos në 2 vitet e fundit të krijuara nga pandemia. Tani kemi luftën e cila ka shpërthyer në Ukrainë. Për ne, si Turqi është e papranueshme një lloj sulmi i tillë, e cila ka filluar nga Rusia. Nën direktivat e presidentit tonë, ministri i jashtëm është duke u angazhuar në mënyrë maksimale që në Ukrainë 1 minutë e më parë të vendoset paqja dhe rendi, të pushojnë armët. Njëkohësisht, lotët e fëmijëve të pushojnë njëherë e përgjithmonë. Turqia është shumë e angazhuar me të gjitha përpjekjet e saj diplomatike që në një moment e më parë luftërat të mbarojnë dhe paqja le të mbizotërojë. I gjithë misioni i Turqisë ky është.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb