Kryeministri Edi Rama në përfundim të takimit me përfaqësuesit e opozitë paralmentare, ka deklaruar se është i gatshëm të konsidrojë hapjen e listave. Rama pohoi se do të vazhdojë bisedimet 3 palëshe në mënyrë që produkti final i Reformës Zgjedhore të jetë i aprovuar nga të gjitha palët në proçes.

“Ne jemi të gatshëm të konsiderojmë një formulë hapjeje të listave, jemi të gatshëm të diskutojmë për ta formalizuar përgjatë procesit të diskutimeve dhe për të arritur në konsensus tre palësh. Në një konsensus të tillë askush nuk do të marrë gjithcka që dëshiron, të tre palët do duhet të pranojnë dicka që nuk dëshirojnë, por është shumë e rëndësishme që të gjithë të kenë zë në proçes.

Kemi nevojë për një mazhorancë të gjerë në Kuvend dhe Partia Socialiste nuk do të futet në një proçes të marri një votë aty një votë këtu dhe të kalojë një ligj të rëndësishëm për të gjitha partitë politike. Ne jemi Partia Socialiste dhe jemi pasqyrë ku reflektohen dëshirat e njerëzve. Aleanca me njerëzit zgjerohet duke i përfshirë më shumë qytetarët në zgjedhjen e deputetëve. Unë jam me ta kur thonë që depolitizimi i partive në zgjedhje është më i mirë se sistemi aktual. Miqtë e opozitës parlamentare duhet të mirëkuptojnë miqtë e opozitës joparlamentare.”- tha Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re