Mungesa e punonjësve në sektorin e turizmit është një problem që po thellohet nga viti në vit.
Durrësi është një nga qytetet që pret numrin në të lartë të turistëve në shkallë vendi. Strukturat e tij hoteliere dhe jo vetëm përgatiten për t’i shërbyer turistëve nga gjithë bota, por vitet e fundit menaxherët dhe administratorët e bizneseve kanë ngritur shqetësimin e tyre për mungesën e fuqisë punëtore.

Vetë Drejtori i Dhomës së Tregëtisë në Durrës, z. Alban Isteri nga ana tjetër e pranon faktin se ka mungesa të fuqisë puntore të cilat po përpiqen ti mbushin me marrjen e punonjësve nga qytete të tjera, rajoni e madje edhe përtej kontinentit nga Azia.

“Tashmë që po flasim, mungesa më e madhe që kanë bizneset, është ajo e fuqisë punëtore. Më tej problem është edhe fakti që ka një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore të kualifikuar në fushën e turizmit. Po tentojmë që ta zgjidhim këtë lloj problemi duke afruar punonjës nga qytetet e tjera të vendit e më tej edhe nga vende të rajonit, deri tek punëtoarët nga kontinenti aziatik”- u shpreh Isteri.

Të pyetur për mikrofonin e Fax News vetë menaxherët dhe administratorët shprehen tejet të shqetësuar për mungesën e fuqisë puntore. Situata është alarmante pasi po përkeqësohet vit pas viti dhe ka mungesa të dukshme në pozicione të ndyshme dhe mungesë kualifikimi.

“Ky sezon është pak më i vështirë se sezonet e tjera. Çështjet e fuqisë punëtore kanë ardhur duke u përkeqësuar çdo vit. Vjet dhe parvjet është ndjerë më shumë mungesa në Golem dhe në Malin e Robit.Ndërsa këtu në Durrës po e ndjejmë vështirësinë që tani që ende nuk ka nisur sezoni.Nuk po gjejmënjerëz që të kenë dëshirë të punojnë, jemi të gatshëm t’i trajnojmë por nuk po gjejmë. Në rast se nuk do të arrijmë të gjejmë punëtorë, do kërkojmë nëpër qytete të tjera ose fundja mund të marrim edhe nga vendet e Azisë, nëIndi për shembull ku shumë biznese kanë gjetur zgjidhje me punëtorët që kanë marrë”– u shpreh Blerim Norja.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re