Të rinjtë e Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë rrëzuar sot në vetëm 10 sekonda gjithë propagandën e opozitës për papunësinë.

Gjatë një takimi të Monika Kryemadhit me anëtarë të LRI në Kombinat njëra prej studenteve ka pranuar se të rinjtë sot krahas studimeve kanë jo vetëm një, por dy punë.

“Pothuajse çdo student është në një punë të dytë, sepse rënia e ekonomisë është e dukshme dhe përveç këtyre problemeve nuk ka asnjë aktivitet në shkolla,” u shpreh Arla, studentja që ishte ulur në krah të Monika Kryemadhit gjatë takimit të zhvilluar live dhe të transmetuar edhe në media.

Kryetares së LSI-së nuk i pëlqeu aspak pohimi i studentes, gjë e cila u shfaq dukshëm teksa ia ndërpreu fjalën dhe ndryshoi rrjedhën e diskutimeve.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re