Ish-deputeti i Partisë Demokratik, Belind Këlliçi në fjalën e tij në protestën që po zhvillohet para Bashkisë së Tiranës, ndër të tjera është shprehur se kauzës për të cilën ata janë ngritur në protestë për të tretën herë, do t’i shkojnë deri në fund.

Ai është shprehur se ditën e djeshme në seancën plenare, deputetët e opozitës kanë denoncuar faktin se drejtoret e arrestuar të 5D, japin urdhra nga qelia për të emëruar të afërmi e tyre në pozicione kyçe.

Këlliçi: Nga shesh sot i jap një njoftim SPAK, që më 25 Prill, Erion Veliaj po planifikon të shkojë në Hollandë, aty ku në fakt është e regjistruar kompania mëmë e inceneratorit fantazëm të Tiranës, sepse ky individ si pronar faktik i inceneratorit ka lënë punë pa kryer të cilat do t’i mbyllë më 25 prill në Hollandë, së bashku me hajdutët e tij.

Ditën e djeshme keni parë se si nga parlamenti janë bërë denoncime se drejtorët e burgosur të 5D nga qelia japin urdhra dhe vendosin të afërmit e tyre ne pozicione kyce.

Jemi të vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj kauze, e cila bëhet për të mbrojtur taksat e qytetit, bëhet në kuadër të transparencëss për fondet publike.

Ju bëj thirrje t’i bashkoheni këtij aksioni, deri në largimin e plotë të një hajduti të kapur, i cili qëndron për vetëm një qëllim, për të vjedhur taksat.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re