Ukraina ishte kthyer në një enklavë antiruse, tha presidenti Vladimir Putin gjatë një mësimi të hapur me nxënës nga Kalinigradi. Ai theksoi se lufta në Ukrainë ishte e domosdoshme edhe për sigurinë e vet Rusisë.
VLADIMIR PUTIN
PRESIDENTI I RUSISE
Në territorin e Ukrainës së sotme po krijohet një enklavë antiruse, e cila po kërcënon vendin tonë. Të gjithë besojnë se ka një lloj agresioni nga ana e Rusisë, por askush nuk e kupton dhe nuk e di se pas grushtit të shtetit në Ukrainë në 2014, njerëzit e Donetskut, Luganskut dhe Krimesë nuk donin të njihnin rezultatin e këtij grushti shteti. Kundër tyre filloi një luftë dhe u zhvillua për tetë vjet.
Putin tha se udhëheqësit e rinj ukrainas filluan një luftë kundër qytetarëve të tyre dhe se misioni i ushtarëve të tij është dhënia fund e kësaj lufte.
VLADIMIR PUTIN
PRESIDENTI I RUSISE
Dhe qëllimi ynë, misioni ynë, misioni i ushtarëve tanë, i milicive të Donbasit, është t’i japim fund kësaj lufte, të mbrojmë njerëzit dhe natyrisht, vetë Rusinë.
Presidenti rus akuzoi Kievin se ka deformuar historinë dhe që nga viti 2014 në lindje të Ukrainës nxënësit nuk e dinë që dikur dy shtetet kanë qenë nën Bashkimin Sovjetik.
VLADIMIR PUTIN
PRESIDENTI I RUSISE
Ata as nuk e dinin që Ukraina dhe Rusia ishin pjesë e një shteti të vetëm në Bashkimin Sovjetik. Ata thjesht nuk e dinë atë, se kështu i mësuan. Nxënësit ukrainas të shkollës nuk e dinin se ekzistonte ura e Krimesë.
Putin e mbylli fjalën e tij duke theksuar rëndësinë e mësimit të një versioni të historisë të miratuar nga Kremlini. Ai tha se ishte e rëndësishme që shkollat në Rusi dhe pjesët e pushtuara nga Rusia të Ukrainës të mësojnë kurrikulën e miratuar nga Moska.
