Skip to content

“Jemi të vetëdijshëm që nuk jemi suedezë”- Rama në Konferencën Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit: Të zbatojmë ligjet, jo vetëm t’i hartojmë! Sfidë mbetet…

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit, ku tha ndër të tjera se e drejta për informim nuk është një instrument demokratik, por një parakusht për shëndetin dhe zhvillimin e demokracive funksionale.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, sfidë mbetet jo vetëm hartimi i ligjeve, por edhe zbatimit i tyre, pasi siç u shpreh ai ka një hendek.

“Ne jemi vende dhe njerëz që ndajmë një mendësi kur vjen fjala për të drejtën e informimit, por jemi të vetëdijshëm që nuk jemi suedezë”, tha mes të tjerave kryeministri Edi Rama.

Po ashtu, Rama tha se në fund të qershorit do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për të drejtën e informimit.

“E kemi konceptuar së bashku me zyrën e komisionerit si një ballafaqim mes fakteve dhe institucioneve mes asaj që shkruhet në ligjet tona dhe asaj c’ka zbatohet“, tha kryeministri.

Edi Rama: Në këtë kontekst dua të shtoj se e drejta për informim nuk është një instrument demokratik, por një parakusht për shëndetin dhe zhvillimin e demokracive funksionale

Jam mjaft i vetëdijshëm që ky përparim thotë shumë për atë prej nga vijmë dhe ndërkohë tregon se nuk është e mjaftueshme krahasuar me aty ku duam të arrijmë

Në fund të qershorit do të mbajmë një konferencë të jashtëzakonshme për të drejtën e informimit, të cilën e kemi konceptuar së bashku me zyrën e komisionerit si një ballafaqim mes fakteve dhe institucioneve mes asaj që shkruhet në ligjet tona dhe asaj c’ka zbatohet.

Në fund të fundit nuk është çështje të kemi ligje, por ti zbatojmë atë dhe hendeku mes hartimit të ligjeve dhe zbatimit është sfidë.

Ne jemi vende dhe njerëz që ndajmë një mendësi kur vjen fjala për të drejtën e informimit, por jemi të vetëdijshëm që nuk jemi suedezë.

Ky bekim vjen bashkë me një mallkim që është kapaciteti, aftësia që kjo teknologjia të përdoret për keqinformim, për kaos. E drejta për informim përballet me një kërcënim të madh.

“”