Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ka komentuar dhunën në Kuvend ndërsa u pyet nga gazetarët se për mazhoranca nuk ulet të bisedojë me opozitën.

Ndërsa pyetej për masat ndëshkuese, të përjashtimit, Çuçi u shpreh se beson se mazhoranca ka qenë mjaft tolerante ndaj opozitës dhe deputetëve të saj, shkaktarë të tensioneve gjatë seancës.

Ai u ndal tek Parlamenti italian duke e sjellë si shembull ndërsa shtoi: E kemi parë parlamentin Italian se si e kapin Zgarbin ata punonjësit, dy prej komësh dy prej duarsh.

Bledi Çuçi: Ne jemi gati të dialogojmë për këdo, për të mirën e shqiptarëve. Nuk jemi ne që ndezim flakadanë, që bllokojmë mbledhjet apo që abstenojmë.

Grupi parlamentar i PS nuk e vendos agjendën sipas ndërkombëtarëve. Unë nuk shoh ndonëj trysni nga partnerët ndërkombëtarë në lidhje me këtë çështje.

Ne jemi në institucione, ata dhunojnë, ata prishin.

Duhet që ata të ulin flakadanët që të flasim.

Nuk mund t’i marrim dot me dhunë ti ulim në tavolinë.

Kriza që ka ndodhur në PD fatkeqësisht është shumë e thellë, dhe padiskutim nuk jemi shkaktarët e kësaj krize, por mos prisni që PS të jetë instrumenti që mund ta zgjidhë këtë.

Rregullorja përcakton rregulla për të marrë masa për atë që prish, dhunon apo pengon zhvillimin e një seance parlamentare. Dhe e keni parë që besoj ne jemi shumë tolerantë në këtë pikë me opozitën me gjithë këto sjellje vandal që ato bëjnë

E kemi parë parlamentin Italian se si e kapin Zgarbin ata punonjësit, dy prej komësh dy prej duarsh.

Në Itali 15 seanca plenare përjashtohesh, kështu që i kemi parë të gjitha, po i shohim të gjitha. Të gjithë parlamentet kanë sanksione kur bëhet fjalë për dhunë, pengim të zhvillimit të seancës plenare.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re