Një përmbledhjen me thëniet për atë që vjen i pari, e kemi përgatitur me shumë dashuri sot për kënaqësinë e lexuesve tanë.

Nuk thonë kot që shëndeti vjen i pari, dhe ne duam të rikujtojmë herë pas here lexuesit tanë se kur është shëndeti, të gjithë të tjerat janë shumë afër.

Jemi tre: unë, ti dhe sëmundja; nëse ti do të bashkëpunosh me mua, ne të dy do ta mposhtim sëmundjen, por nëse ti nuk bashkëpunon me mua, sëmundja do të na mposhtë të dyve.

Grinduni me kë të doni e sa të doni, por vetëm në mëngjes ose pas dreke. Kurrë kur jeni në tavolinë. Mund të lexoni gazetën e të tresni. Të punoni e të tresni. Por është absolutisht e pamundur të grindesh e të tresësh!

Shëndeti është elementi i parë dhe më i rëndësishëm i lumturisë. Kjo është aq e vërtetë, saqë edhe një lypës me shëndet të mirë është më i lumtur se një mbret shëndetlig.

Gati e gjithë lumturia jonë varet prej shëndetit, çdo gjë tjetër vjen pas shëndetit.

Me shëndet çdo gjë na duket e kënaqshme, kurse kur jemi të sëmurë asgjë nuk na kënaq.

Shëndeti është njësh të cilit mund t’i shtosh shumë zero si vlera të tjera, por që pa të gjitha mbeten zero.

Nuk ka asnjë dobi nga të gjitha të mirat, pa përjashtim, po që se mungon shëndeti.

Shëndeti dhe mendja janë dy të mira të mrekullueshme në jetë. Çdo njeri i shëndoshë shumë kollaj i jep këshilla atij që është i sëmurë.

Më e bukura nga ditët tona është ajo kur qeshëm.

Gjellë, pije, gjumë, dashuri trupore, të gjitha me masë.

Parandalimi i sëmundjes është më i mirë se terapia.

Dietat që arrijnë cakun e fundit të dobësimit janë të dëmshme, por edhe të ngrënët e shumtë gjithashtu është i dëmshëm.

Sëmundja që përballohet në mënyrë të studiuar qëndron më lart se mirëqënia e shthurur. – Hipokrati

Mjeku i të sëmurëve është gjumi i rregullt.

E qeshura ndihmon tretjen, nxit zemrën për punë dhe përforcon muskujt, ngacmon në veprimtarinë krijuese të trurit dhe ruan gatishmërinë e reflekseve.

Një sëmundje e rëndë mund të shërohet, përveç të tjerash, edhe me forcën e të qeshurit; një e qeshur e mirë, nga ato që të shkrijnë, lëviz edhe i bën të dridhen të gjitha organet trupore, njësoj si lëvizjet fizike.

Gëzimi hyn në jetën tonë, kur kemi diçka për të bërë, diçka për të dashur dhe diçka për të cilën shpresojmë.

I gjithë interesi për sëmundjen dhe vdekjen është një shprehje tjetër e interesit për jetën.

Nuk ka qelizë ose ind aq të vogël, saqë të mos ketë shpirtin dhe forcën jetësore brenda tij.

Trupi i njeriut është si një shtet i individëve të barabartë, një shtet demokratik i qelizave, një federatë qelizash. Megjithëse qelizat e një shteti të individëve të lirë me të drejta të barabarta nuk kanë aftësi të njëjta, në të vërtetë ato persistojnë për shkak të varësisë së ndërsjellë që kanë nga njëra-tjetra.

Nëse sëmundja është një shprehje e jetës vetjake në rrethana të pafavorshme, atëherë epidemitë duhet të jenë tregues i çrregullimeve të popullatës.

Natyrës i takojnë falenderime të mëdha sepse i ka dhënë jetës së qënieve aq shumë fuqi shteruese.

Më mirë të të shtypë tramvaji se sa të të marrë inat virusi.

Zemra është një organ i fuqishëm, një mekanizëm i mrekullueshëm, që, pa riparime, mund të bëjë një shërbim të fortë pompues që zgjat deri në 100 vjet.

Gjaku është ajo pemë e kuqe dhe e brishtë të cilin e mbajmë gjithmonë me vete.

Veshkat janë kimistet mjeshtre të mjedisit tonë të brendshëm, të cilat, si të thuash, bëjnë sintezën në sensin invers.

Të ushqehem, të pi ujë, të meditoj. Edhe me kaq mund të jem i kënaqur. Pasuria dhe nderimet janë si retë, ikin.

Embrioni mendor zhvillohet e përpunohet pa sforcim nga ana jonë dhe, kur ka arritur në pjekuri, mjafton përpjekja më e vogël , rasti më i papritur për ta bërë të dalë jashtë.

Gjaku rregullon të gjitha funksionet tona jetësore, përfshirë edhet të trurit. Nëse qendrat nervore janë të ushqyera nga një gjak i fortë e i pastër, edhe mendimi do të jetë më i qartë e më i gjallë.

Sapo çoheni në mëngjes, bëni të paktën dhjetë minuta gjimnastikë frymëmarrje. Në këmbë, natyrisht, përpara një dritareje të hapur.

Para se të nevrikoseni mendoni për shëndetin tuaj. Nga një studim bashkëkohorKur je i zemëruar, sha pa zë.

Kur je i zemëruar, numëro me vete deri në dhjetë.

Shëndeti është ai që ta bën ditën të të duket më e mira e vitit.

Nga afër askush nuk është normal.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re