Kreu i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana këtë të mërkurë në një deklarët për mediat ka dhënë detaje në lidhje me procedurën e votimit për kreun e PD-së në zgjedhjet e 13 qershorit.

Gjana në fjalën e tij ai hedh dyshime se Bashës mund t’i vidhen votat edhe brenda PD-së.

Ai tha se më 13 qershor, mund të votojnë dhe ato që nuk kanë emrin në lista, por kanë kartën e anëtarësisë.

Ndër të tjera ai ka thënë se nga votimi do të përjashtohen ata anëtarë që në fushatën e fundit zgjedhore kanë qenë anëtarë, komisionerë, vëzhgues apo aktivistë të partive të tjera jashtë koalicionit të PD me aleatët.

Janë përcaktuar kush konsiderohen vota të vlefshme dhe të pavlefshme si edhe është miratuar udhëzimi për votimin e anëtarëve të PD të cilët nuk e kanë emrin në lista, por disponojnë dokument anëtarëve. Nuk do u mohohet kjo e drejtë, por do ketë disa kushte dhe disa përjashtime.

Kushtet do të jenë që do të paraqiten pranë qendra me dokumentin e anëtarësisë dhe me kartën e identiteti, Komisioni ka për detyrë që të regjistrojë në një formularë të posaçëm emrin atësinë dhe mbiemrin, nr e identifikimin, nr të telefonit dhe të marrë firmën dhe kartat e anëtarësisë do të mbeten te Komisioni që do i depozitojë në Komision bashkë me materialet e tjera.

Këto karta në një procesverbal të posaçëm do ua dorëzojë Sekretarit Organizativ që brenda 1 muaji do i regjistrojë në sistem, të nxjerrë kartat e reja dhe t’i pajisë me kartat e reja të anëtarësisë dhe më pas do i kthejnë dokumentin e vjetër. Përjashtohen ata anëtarë që në fushatën e fundit zgjedhore kanë qenë anëtarë, komisionerë, vëzhgues apo aktivistë të partive të tjera jashtë koalicionit të PD me aleatët.

Përfaqësuesit e kandidatëve të tjerë nuk kanë sjellë asnjë emër që do i përfaqësojë në 76 komisionet e votimit. Është zhvilluar një diskutim i gjatë, madje njëri nga kandidatët. Shehaj dorëzoi pardje një listë që pasie verifikuam rezultuan se askush prej tyre nuk ishte anëtar i PD, është një listë blof, e papranueshme të bëhen lojëra të kësaj natyrë.

Plotësimi i Komisioneve me përfaqësues të kandidatëve është e drejtë, jo detyrim. Nëse duan ta shfrytëzojnë, deri më tani po e zvarrisin përtej cdo kufiri dhe mbrëmë e km bërë të qartë, asnjë emër nuk mund të shkojë në Komision pa u verifikuar nga Komisioni Zgjedhor. Ne do presim deri në minutat e fundit, por në asnjë rast nuk do të delegohet pa bërë verifikimet”, ka thënë Gjana.