Katër përfaqësues të diasporës kanë protestuar brenda Kuvendit të Shqipërisë duke kërkuar që emigrantëve t’u garantohet e drejta e votës në zgjedhjet parlamentare të 2025.

“Na keni gënjyer prej 1 viti e gjysmë”, i drejtohen ata deputetëve teksa hapin një pankartë tek llozhet e Parlametit, ndërsa hedhin “fleta votimi” në sallë.

“140 manekinë jeni”, shprehet një prej tyre, ndërsa një tjetër shton: “Keni shkelur vendimin e Gjykatës, jeni në shkelje të ligjit. Na lejoni të votojmë, demokraci që flisni vetëm ju, po ne ku jemi”.

Një nga deputetët e PD-së i përgjigjet duke i thënë që: “Keni shumë të drejtë, hajdeni këtu në Parlament”, por në atë moment ka ndërhyrë Garda duke i kërkuar të dalin nga Kuvendi.

“Ku të vijmë, nuk ka lejojnë të rrimë as këtu”, thonë ata.

Ndërsa deputeti shprehet: “O garda mos i largoni”, 

“Hajdeni jashtë”, i drejtohet gardisti përfaqësuesve të diasporës.

“Nuk kemi mbaruar në Hagë do të shkoni të gjithë, nuk na përfaqësoni neve ju”, bërtasin ata teksa nxirren nga Kuvendi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re