Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti Ralf Gjoni e cilësoi çdo gjë që ndodh në Shqipëri si asgjë tjetër veçse një lojë politikë, duke nisur nga emërimet në Gjykata dhe deri të Komisioni Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës.

“Çdo gjë që po ndodh sot është lojë, nga Gjykata, Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. E pres me kërshëri shkarkimin e Presidentit Meta. Jam dakord me ju zoti Ruci se ky institucion duhet të ushtrojë presion mbi institucionet e pavarura”, u shpreh Gjoni.

Po kështu, deputeti shtoi se as ambasadorët e SHBA-së nuk mund të sjellin drejtësinë nën këtë vend, pasi janë ndërruar shumë dhe asnjëherë nuk mund të ketë drejtësi pa u ndryshuar sistemi zgjedhor.

“Iku Lu-ja erdhi Kimi, do ikë Kimi do vijë Xhimi dhe prapë Qerimi, nuk do ketë drejtësi. Ku është Gjykata Kushtetuese, ku është Gjykata e Lartë? Ambasadorja e SHBA-së shkon te kolegji i Apelit dhe bën thirrje për ndalimin e lojërave politike. Por kush po luan? PS, PD, LSI, të treja bashkë në krevat, Ilir Meta, Sali Berisha, Edi Rama, Taulant Balla në emër të socialistëve që nxit ndryshimet kushtetuese me deputetët që nuk kanë folur njëherë në jetën e tyre për listat e hapura.”

Ai u propozoi deputetëve të votojnë për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

“Unë shkoj në Komision se kam besuar se do ndryshonim sistemin. Po vijmë në fund të korrikut dhe nuk po diskutohet për ndryshimin e sistemit. Pse PD kërkon papritur hapje listash. A keni këllqe (për listat e hapura)? Unë nuk bëhem pjesë e asnjë loje. Demokracia kërkon transparencë dhe proceduar, dhe ju kërkoj që t’i jepni drejtim propozimeve tona dhe të shohim ku qëndron çdo deputet, në cilin krah”, tha Gjoni ndër të tjera.

/shqip