“Urime!!, Numri juaj i telefonit është zgjedhur si fitues i shtatëqind mijë dollarëve të shteteve të bashkuara (700,000.00USD) në programin e donacionit COVID-19 të WhatsApp 2020. Dërgoni referencën tuaj fituese Nr.WH/US-6463457 në email: [email protected] për më shumë detaje si të tërhiqni fondet tuaja. Kontaktoni [email protected] për pyetje të mëtejshme. SHËNONI QË KY ËSHTË NJË TEKST KONFIDENCIAL.”

 

Nëse në celularin tuaj, ju vjen një mesazh i tillë, duhet të njoftoni menjëherë uniformat blu.

 

Policia e shtetit paralajmëron të gjithë qytetarët që të tregohen të kujdesshëm nga ky mesazh i cili i mbërrin në aplikacionin whatsapp ku u thotë se keni fituar 700 mijë dollarë.

 

Sipas njoftimit të policisë, mashtrimi vijon më tej edhe në postën elektronike ku u dërgon viktimave një certifikatë të rreme për t’i bindur për çmimin e madh.

 

Në këtë fazë, organizuesit e këtij mashtrimi kërkojnë të gjitha të dhënat personale dhe llogaritë bankare.

 

Organizatori i kësaj skeme mashtrimi, aktualisht është i paidentifikuar, por gjatë kësaj dekade këto lloj mashtrimesh bëjnë pjesë në ato që quhen “mashtrimet nigeriane”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re