Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri ka dalë nga SPAK pas gati 3 orësh marrje në pyetje nga prokurorët e posaçëm.

Vartësi i Belinda Ballukut, i pyetur nga gazetarët nëse është marrë nën hetim nga SPAK dhe çështjen për të cilën u mor në pyetje, vendosi të heshtë para kamerave.

Jonaid Myzyri mësohet se është marrë në pyetje në lidhje me afera me tenderat publike.

Ndërkohë kjo është hera e tretë që ai paraqitet në Prokurorinë e Posaçme.

Po ashtu edhe më 7 prill, ai dha sqarimet e tij në lidhje me akuzat për abuzim me tendera, ndërsa në dalje të institucionit refuzoi të bënte komente.

SPAK është duke hetuar procedurat e tenderave përgjatë viteve 2020-2023 pasi ka dyshime të forta se janë zhvilluar pa garë, pasi në shumë raste rezulton pjesëmarrëse vetëm një kompani, e në rast të tjera, shoqëritë janë skualifikuar në mënyrë të padrejtë.

Më herët SPAK ka urdhëruar sekuestrimin e një sërë procedurave, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë një auditimi ka dalë në konkluzionin se dëmi ekonomik i shkaktuar nga abuzimet me tenderat kap vlerën e 2 miliardë e 550 milionë eurove.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko