Skip to content

“Jeni mijëra që shihni live News24, Shqipëria ka nevojë për ju”/ Thirrja e protestuesit: Fikeni laptopin dhe hajdeni në shesh, ju sillni ndryshimin

PROTESTUESI

Vazhdon revolta e qytetarëve dhe studentëve në Tiranë kundër qeverisë.

Një nga protestuesit u ka bërë thirrje të gjithë atyre që e shikojnë protestën nga televizioni, të shkojnë në protestë.

Ai tha se nëse 6 mijë persona që shikojnë News24 live në YouTube, atëherë ndryshimi do të jetë i madh në terren.

Protestuesi: Ju bëj thirrje të gjithëve që të lënë celularët dhe laptopët dhe të vijnë në protestë.

Shqipëria ka nevojë për ju. Ju bëj thirrje qytetarëve që të mos rrinë përpara TV-së që jepet tek News24. Jeni mbi 6 mijë vetë që jeni live tek YouTube te News24. Nëse 6 mijë persona vijnë këtu, ndryshimi për Shqipërinë do jetë i madh.

Qytetarët të vijnë në shesh dhe të protestojnë për të drejtat e tyre.