Komisioni i Sigurisë është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Ndërkohë që pritet të raportonte Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni për situatën në veri të Kosovës, deputëtet e opozitës kanë kërkuar fjalën.
Ndërkohë kryetari i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço nuk ia ka dhënë, ndërsa i ka thënë se “e kuptoj që jeni në depresion”.
Nga ana e tyre deputetët demokrat i kanë kërkuar që të mos sillet në Komision sikur është pronar.
Pjesë nga debati
Nasip Naço: Të ftuar nga SHISH është zonja Vlora Hyseni, drejtoresha e SHISH, Kristaq Steroja, shefi i kabientit dhe Mimoza Xharo këshilltare.
(Ferdinand Xhaferri kërkon fjalën)
Nasip Naco: Janë në depresion
Ferdinand Xhaferri: Po po na mbytën skandalet, me korrupsion me krim të organizuar, me skandale seksuale, por në depresion jemi se jemi të mbytur.
Nasip Naço: Unë e kuptoj që je akoma nën depresion
Flamur Noka: Nuk jeni mjek që të përcaktoni diagnozat
Ervin Salianji: Kam një kërkesë proceduriale, mos u sill si pronar se nuk të shkon. Mos e ktheni në qesharake
Falmur Noka: Lule mos më prek këtu nuk ka
Ervin Salianji: A doni ta mbyllni, keni frikë të përballeni? Mbylleni
Nasip Naco: Dilni nga depresioni