Ish-kryeministri Sali Berisha hodha akuza në Kuvend se mazhoranca nuk fut në rend dite Komisionin për Reformën Zgjedhore, si edhe ndryshimin e përbërjes së PD, pasi “duan të marrin peng persona këtu që duhet të votojnë për rrogën e bashkëshortes”.

Sali Berisha: “Në qëndrimet që mbani ka hipokrizi. Pse doni ti ndani momentet, të miratojmë shtytjen, ndryshimin e përbërjes, nëse jeni të interesuar për një frymë. Por ju doni të merrni peng persona këtu që duhet të votojnë për rrogën e bashkëshortes, sepse janë votimi për rrogat e gjyqtarëve, E mbani peng derisa të votojë, hiqni dorë nga këto gjëra. S’ka ndodhur asnjëherë që njëra palë ti caktojë palës tjetër përbërësit.

Miratohet përbërja e njërës palë. E keni me sistem pengmarrje, doni të mbani peng. Sa të votohen dy çështjet, nesër mblidhet Komisioni. Sa të kemi siguruar njëherë votën për Gjykatën, ju jeni në pazare këtu.

Kalojini të dyja sot dhe kaq merr fund, çfarë pune ka opozita me kandidaturat tuaja. Apo po përpiqeni të bëni gjithçka me akte armiqësore ndaj opozitës së vërtetë dhe të konsolidoni këtu një pseudoopozitë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re