Mjeku ínfeksionist Pëllumb Pipero ka folur për shifrat shqetèsuese të korònavirusit në vendin tonë duke treguar se çfarë duhet të bëjnë pushuesit në këtë kohë pándemie. Secilit mund ti ndodhë të ndihet keq në plazh e të dyshojë se është i ínfektuar me Còvid, ndaj mjeku foli për “Top Channel” duke sugjeruar:

“Duhet që çdo pushues, nëse ka shenja klinike, veçanërisht temperaturë, do këshilloja të qëndroj në shtëpi. Nëse ndodh që kur është me pushime të ketë shqetèsime mjaftoj të komunikoj me 127 dhe shërbimin shëndetësor do ta ketë në dispozicion. Tamponi nuk është procedurë që të shëron por procedure diagnostikuese që ju ofrohet të gjithë qytetarëve qoftë shqiptarë apo të huaj.

Kam një këshillë për operatorët turistikë, jo vetëm t’i ftojnë pushuesit por para se t’i rekomandojnë akomodimin t’i pyesin nëse kanë shenja klinike dhe të mos i rekomandojnë të vijnë nëse kanë shenja klinike. Shqipëria, bregdeti, malet tona për pushuesit janë shumë të sigurta, me kushtin që si pushuesit edhe ne qytetarët të respektojmë protokollet dhe masat e domosdoshme siç është maska dhe distanca. Kaq mjafton për të qenë të sigurt edhe në bregdet edhe në mal”.

Mjeku po shijon disa ditë pushime në plazhin e Vlorës ku shprehet se masat po respektohen.

“Tavolinat dhe çadrat janë në distancën e duhur. Dy tre qytetarë që kam shkëmbyer ishin me maskë të vendosur. Maska është e domosdoshme, qoftë edhe maska e thjeshtë është e rëndësishme për të qenë të sigurt kudo”, tha Pipero.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re