Skip to content

“Jeni organizatë kriminale, të gjithë”, tentoi të digjte fletët e votimit, jepet masa për ithtarin e sektit

Ditën e sotme është dhënë masa e arrestit me burg për Mikel postollin 37 vjeçarin i cili në pasditen e 25 Prillit tentoi të digjte kutitë e votimit në fshatin Agim të Libofshës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:10 kur po realizohej transporti i kutive të votimit nga fshati drejt qytetit të Fierit.

37 vjeçari është mbajtur në paraburgim deri në ditën e sotme ku është dhënë vendimi për masën e arrestit me burg.

Prokuror: Shkelqim Cina gjyqtar Majla Alicani

Bënte thirrje në afërsi të qëndrës së votimit në fshatin Agim për të djegur kutitë e votimit, kapet nga Policia dhe shoqërohet në Komisariat autori.
Sekuestrohen shishe molotov, armë të ftohta dhe libra të një sekti fetar.

Mikel Postolli banues në fshatin Havaleas, ka shkuar në kishën e fshatit Agim dhe ka hedhur në oborrin e jashtëm të saj një shishe me molotov e cila ka shpërthyer dhe për pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Më pas është larguar dhe në rrugën kryesore të fshatit Agim, në afërsi të qendrës së votimit ka bërë thirrje duke sharë të gjitha subjektet politike duke kërcënuar se do digjte kutitë e votimit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre shishe molotov, dy mjete prerëse (sëpatë dhe thikë) dhe libra të një sekti fetar të cilat i kishte me vete në një çantë.