Nënkryetari i Partisë Demokratike të drejtuar nga “Rithemelimi”, Agron Gjekmarkaj në një takim me qytetarët e Fushë Arrëzit është shprehur se kjo bashki është shembulli se si mundet terrori shtetëror.

Ai shtoi se PD ka kaluar një periudhë jo të lehtë,  por tanimë ata janë të bashkuar dhe për këtë, kryeministrit Rama sipas tij i ka hyrë tmerri.

Gjekmarkaj shtoi po ashtu se të gjithë demokratët bashkë duhet të ngrihen në qëndresë dhe të punojnë  fort për fitore në zgjedhjet e ardhshme.

Agron Gjekmarkaj: E kemi përjetuar me emocion dhe gëzim fitoren tuaj, e cila është një shembull se si mundet terrori shtetëror, si mundet korrupsioni, si përbuzet zarfi në emër të votës së lirë .

PD dhe Shqipëria duhet të marri shembull nga ju se si realizohet qëndresa, se si arrihet fitorja.

Kemi kaluar një periudhë jo të lehtë, nga e cila ne duhet të bëjmë thesarin e kujtesës tonë, ne realizuam bashkimin, gjë që ka tmerruar Edi Ramën dhe gjithë autokratët e Shqipërisë.

Ju e dini se si po qeveriset Shqipëria, të njëjta fytyra në 12 vite, i njëjti korrupsion, i cili vetëm rritet, e njëjta arrogancë që vetëm shtohet, e njëjta përbuzje  ndaj qytetarëve që meriton refuzim dhe protestë.

PD nuk duhet ta humbasë vetëdijen dhe krenarinë e saj. Eshtë partia që solli pluralizmin, që solli lirinë, që solli kushtetutën e parë demokratike në vend , që futi Shqipërinë në NATO dhe bëri vendin e lirë pa viza. Eshte partia  e infrastrukturës moderne dhe rrogave evropiane.

Eshte partia e cila i ka dhënë dinjitetin evropian Shqipëria, mirëpo shikoni se cfarë ndodh. Themeluesi i pluralizimit, kryetari i PD dhe lideri i opozitës, u arrestua duke sulmuar kushtetutën në mënyrën më të shëmtuar në Evropën moderne

Ndaj ne të gjithë bashkë, duhet të ngrihemi në qëndresë, duhet të punojmë për fitoren sic ka ndodhur këtu tek ju.

Eshte momenti për t’i kthyer Shqipërisë dinjitetin, krenarinë dhe rrugën nga Evropa. Parula jonë e famshme që na ka mbushur me shpresë e gësim “E duam Shqipërinë si gjithë Evropë” është sot më shumë se kurrë  e dobishme.

Vijon…

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re