Kandidatja për këshillin bashkiak Silva Caka ka deklaruar se arsyeja se përse nuk mund të zgjerohen rrugët në Tiranë, është se socialistët kanë dhënë për 27 vite leje ndërtimi të paligjshme. Ajo shtoi se në rast se këto leje ndërtimi shkelen, vendi përfundon në Arbitrazh.

E ftuar ne studion e emisionit “Open” ne News24 ajo shtoi se në rast se këto leje ndërtimi shkelen, vendi përfundon në Arbitrazh.

Pjesë nga diskutimi në studio:

 

Caka: I keni dhënë ju lejet e ndërtimit, nuk e zgjeron dot rrugën tani se shkon në Arbitrazh.

Ju e keni pasur bashkinë. Në 27 vitet e fundit janë drejtuar nga Rama-Veliaj ata i kanë dhënë lejet e ndërtimit.

Lejet e ndërtimit janë dhënë në mënyrë korruptive. Ti ke dalë nga plani urbanistik.
Ju jeni të gjithë për pranga e burg.

Mazniku: Të më përmendi një njeri i LSI të më përmendi prangat.
Të flasë LSI për këtë punë…Transporti publik çështje që ka një seri çështjes të caktuara. Janë zgjidhje të implementueshme e mund të jenë në dobi të qytetarëve. Argumenti i vetëm që kam është raporti, forca e parë ajo që tentuar të ndërtojë Unazën, ndërsa tjetra bllokoi për një vit e gjysmë fizikisht ndërtimin e saj.

Teliti: Qytetarët e dinë mirë që afera tek Unaza ishte me 20 e ca milion euro me kompaninë fantazmën që do vidheshin dhe atë bëmë mirë që e ndaluam.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re