Enkelejd Alibeaj i është përgjigjur kryeministri Edi Rama në lidhje me marrëveshjen që PS bëri me Rithemelimin me qëllim që opozita t’i rikthehet normalitetit në Kuvend.

Me anë të një reagimi, Alibeaj shprehet se “asgjë nuk ka ndryshuar me 2008 kur pazarin e beri po me Non Grata-n. Asgjë nuk duan të ndryshojnë: listat të mos i hapin; diaspora të mos votojë; të marrin mandate gratis në tavolinë”.

Alibeaj po ashtu u shpreh se “Rama eshte 3 hapa para, por me spërdredhje siç ka bërë për 30 vjet”.

“Vetëm një idiot i lindur bën sikur nuk e kupton që Rama po bën pazar për Reformën Zgjedhore. Vetëm një gjë ama duhet pranuar se e ka thënë drejt: asgjë nuk ka ndryshuar!

Asgjë nuk ka ndryshuar me 2008 kur pazarin e beri po me Non Grata-n. Asgjë nuk duan të ndryshojnë: listat të mos i hapin; diaspora të mos votojë; të marrin mandate gratis në tavolinë.

Mund të jeni 3 hapa para me spërdredhje siç keni bërë për 30 vjet në kurriz të shqiptarëve por mos harroni se shqiptarët shkelmin e kanë gati!”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re