Skip to content

Jennifer Aniston nxjerr foton e shokut të intubuar: Ishte i shëndetshëm pa asnjë sëmundje. Thirrja që i bën të gjithëve

Aktorja Jennifer Aniston ka publikuar fotografinë e mikut të saj në intubim dhe i ka bërë thirrje të gjithëve që të përdorin maskat e koronavirusit. Në imazhin e postuar në Instagram, thotë se miku i saj nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese dhe ishte i shëndetshëm, por përfundoi i shtruar në spital.

Shkrimi i plotë: Ky ështe miku ynë Kevin. I shëndetshëm dhe pa sëmundje shoqëruese. Kjo është Covid. Është e vërtetë.

Nuk mund të jemi kaq naivë të mendojmë që mund ta anashkalojmë këtë… nëse duam ti japim fund kësaj dhe ne duam apo jo?

Ju lutem, hapi i vetëm që mund të marrim është të mbajmë një dreq maske. Vetëm mendoni për ata që kanë vuajtur nga ky virus i tmerrshëm. Bëjeni këtë për familjen tuaj. Dhe më së shumti për veten tuaj. Covid i prek të gjitha moshat.

Shënim: Kjo fotografi është realizuar në fillim të prillit. Faleminderit Zotit që është thuajse i shëruar tani. Ju falenderoj të gjithëve për lutjet tuaja.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb