Ata e prishën fejesën e tyre 17 vjet më parë para se të emociononin fansat në mbarë botë me një ribashkim romantik.

Jennifer Lopez dhe i dashuri i saj, Ben Affleck, u panë më të dashuruar se kurrë më parë, ndërsa arritën në Festivalin e 78 -të të Filmit në Venecia të enjten, shkruan Daily Mail.

Këngëtarja 52 vjeçare e “The Love Don’t Cost A Things”, dukej fenomenale në një fustan me dantella të bardha teksa hipte në një anije së bashku me aktorin 49 vjeçar që ishte i veshur me të zeza.

Jennifer dukej thjesht sensacionale gjatë arritjes në ngjarjen e mbushur me emra të listës A, pasi veshi një fustan dantella me një dekolte dhe në mes një rrip të hollë.

Artistja kombinoi këtë veshje me taka me një rrip delikat të kyçit të këmbës, ndërsa kompletoi dukjen me një palë syze dielli të mëdha, një maskë të zezë për fytyrën dhe një palë vathë prej ari.

Ben dhe Jennifer kishin vendosur të martoheshin në vitin 2003, por e shtynë martesën dhe pastaj e ndërprenë krejtësisht lidhjen e tyre.



në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re