Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, është shprehur se NATO mbështet dialogun Kosovë-Serbi. Ndër të tjera ai ka theksuar se kalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri është një çështje për të cilën vendos vetë Kosova vendos, por sipas tij, ky veprim ka ardhur në kohë të gabuar.

 

Përmes një interviste të dhënë për mediat malazeze, Stoltenberg është shprehur se i vjen keq për vendimin e Kuvendit të Kosovës për të miratuar një sërë ligjesh që bënë të mundur transformimin e Forcave të Sigurisë të Kosovës në ushtrinë, pavarësisht paralajmërimeve nga NATO në këtë rast.

 

“Edhe pse në parim tranzicioni i FSK-së është çështje për të cilën duhet të vendosë Kosova, e kemi bërë të qartë se ky veprim vjen në një kohë të gabuar. Me ndryshimin e mandatit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Këshilli i Atlantikut të Veriut duhet të shqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-së me FSK-në. Të gjitha palët duhet të sigurojnë që ky vendim, i bërë në kohë të gabuar, nuk do të rrisë më tej tensionet në rajon. Të gjithë aktorët politikë në rajon duhet të përqendrohen në përparimin në reforma dhe në dialog. Kam biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe i kam informuar për diskutimin aktual midis anëtarëve të NATO-së”.

 

Gjithashtu Stoltenberg ka thënë se Aleanca e Atlantikut të Veriut mbështet dialogun Kosovë-Serbi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re