Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë duke zbuluar detaje të rëndësishme të zhvilluara në Kuvendin e Partisë Demokratike të 30 prillit.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha nënvizoi se pas 32 vitesh riktheu në Shqipëri votën e lirë atë për të cilën tha se Rama dhe Basha e “përzunë” nga vendi ynë. Berisha tha se në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar nuk ka pasur asnjë presion ndaj kandidatëve duke shtuar se në total u zhvillua një proces transparent.

“Jam këtu për të paraqitur zhvillimet më të rëndësishme të Kuvendit të PD-së. Një proces që nisi gjysmën e dytë të shtatorit u finalizua me sukses të plotë në Kuvendin e datës 30 prill. Ata që kujtojnë hapat e parë të kësaj lëvizje, premtimet më të para, vota e lirë ishte premtim im solem që iu bë demokratëve shqiptarë. Në fillim dhe në mënyrë të përsëritur theksove para tyre se ne sollëm në Shqipëri votën e lirë ndërkohë Edi Rama për ngjashmëri Lulzim Basha e përzunë atë nga Shqipëria, ne do ta rikthejmë atë. Ky ishte zotimi im solem. Nga ato ditë gjeri sot PD kaloi procese si kurrë ndonjëherë më parë. Kuvende gjigante, referendume të papara, kaloi në zgjedhje në cdo seksion grup seksin , degë dhe së fundmi në Kuvendin e datës 30 prill ajo bëri zgjedhjet në forumin më të rëndësishëm që është Këshilli Kombëtar i PD-së. Në gjithë procesin ka pasur dominim absolut vota e lirë. Ju e keni ndjekur nuk gjeni një rast të vetëm që të thotë se nuk ishte i drejtë numërimi i tyre dhe nuk kishte asnjë presion qoftë më të voglin për të votuar në këtë apo atë mënyrë” tha Sali Berisha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re