Skip to content

Jep dorëheqje kryeministrja britanike, Liz Truss

Kryeministrja britanike, Liz Truss, ka dhënë dorëheqje.

Në deklaratën e saj para zyrës së kryeministrisë, Truss theksoi se mori detyrën gjatë një periudhe të paqëndrueshmërisë së madhe ekonomike dhe ndërkombëtare dhe se ishte e shqetësuar se si familjet dhe bizneset do të paguanin faturat e tyre.

Ajo theksoi se mandatin e ka marrë për ta ndryshuar këtë, por nëse merret parasysh situata aktuale, ajo pranoi se nuk do të mund ta përmbushte këtë detyrë për të cilën u zgjodh.

Truss tha se ka biseduar me mbretin Charles III për të dorëzuar dorëheqjen.

Ajo shtoi se do të mbetet në detyrë derisa të zgjidhet kryeministri i ri i vendit, për të cilën informoi se do të ketë një zgjedhje e lidershipit brenda në parti javën e ardhshme.

– Truss ishte nën presion të dorëheqjes

Më 23 shtator, qeveria britanike njoftoi se është në përgatitje për zbatimin e uljes së taksave në vend, që do të arrinin në total prej 45 miliardë stërlina.

Kjo situatë rriti pritjet për rritjen e huamarrjes së jashtme të vendit dhe bëri që stërlina të përjetonte një zhvlerësim të fortë.

Pas kritikave të ashpra ndaj planeve ekonomike, qeveria hoqi dorë nga plani i saj për heqjen e tatimit.

Truss, e cila qëndronte shumë herë pas planit të uljes së taksave brenda planit të rregullimit të buxhetit, nuk mundi të përballonte presionin publik më 14 tetor. Ajo shkarkoi Kwasi Kwarteng nga posti i tij si ministër i Financave dhe emëroi Jeremy Hunt në vendin e tij.

Burimi: AA