Shefi ekzekutivi i Avast dha dorëheqjen ditën e Mërkure pas kompania të cilën e drejton prej një kohe të gjatë raportoi të ardhura më të ulëta sesa pritshmëritë.

Avast tha se Vince Steckler ka planifikuar të largohet në 2019-ën, 10 vite që kur mori drejtimin e kompanisë dhe do të pasohet nga Ondrej Vlcek.

Steckler konsiderohet si arkitekti i Avast që ka drejtuar kompaninë në blerje të mëdha si AVG deri tek dalja në bursën e Londrës.

Ai është njeriu që rriti të ardhurat e kompanisë nga 20 milionë dollarë në 800 milionë dollarë. Largimi i tij do të zyrtarizohet më 30 Qershor.

Vlcek që do të zëvendësojë Steckler ka punuar si zhvillues në Avast që nga 1995.

Sakaq Avast raportoi 811.5 milionë dollarë të ardhura, një rritje me 9.5% për vitin 2018. Fitimet e kompanisë ishin 447 milionë dollarë, poshtë pritshmërive të analistëve prej 450 milionë dollarë.

Aksionet e kompanisë janë rritur me 24% që nga debutimi në Bursën e Londrës në Maj të vitit të kaluar. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re