Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Hekurudhave Ani Dyrmishi.

Ai e mbante këtë post prej më shumë se 4 vitesh, ndërkohë që arsyet e dorëheqjes nuk dihen ende.

Dyrmishi po ashtu është anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit të Durrësit, ndërkohë që gjatë ushtrimit të detyrës së drejtorit të hekurudhave, i është vendosur dhe një sasi tritoli në makinën e tij.

Në një rast të dytë, makina e tij është qëlluar me breshëri armësh.

Dyrmishi ishte futur në listën e zezë të drejtuesve të institucioneve nga kryeministri Edi Rama, e megjithatë ai qëndroi në krye të Hekurudhës për më shumë se 4 vite.

Ani Dyrmishi ka mbajtur poste të rëndësishme edhe më heret si drejtor i Hipotekës së Durrësit, ai është lakuar dhe në dosjen e Avdylajve dhe Dakos.

Lexo historikun e Dyrmishit:

Atentat me armë kryetarit të Këshillit Bashkiak në Durrës, sherret me Sakon, dhe përmendja në dosjen e Avdylajve

(E.K/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko