Jep dorëheqjen drejtori i spitalit të Kavajës, Përparim Daiu.
Kohët e fundit ka qarkulluar lajmi se në spitalin e Kavajës po përgatitet karantina për raste të mundshme të koronavirusit në vend.
Ndërkohë, në një intervistë të dhënë ditën e djeshme për Abc News, Daiu u shpreh se deri më tani nuk ka një shkresë zyrtare nga ministria e Shëndetësisë, për karantinë në spitalin e Kavajës.
“Deri më tani nga ministria e Shëndetësisë ne nuk kemi asnjë shkresë zyrtare që spitali i Kavajës do të jetë karantinë”, tha drejtori.
Ende nuk dihen arsyet e dorëheqjes së Daiut nga posti i tij.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=mEN4snl2nag?feature=oembed&w=500&h=281]
