Jep dorëheqjen kreu i KQZ-së Klement Zguri, mandati i të cilit do të ndërpritej me krijimin e KQZ-së së re në javët e ardhshme.

Zguri ishte prej 23 vitesh anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe kryetar i saj që prej marrëveshjes së famshme të 17 Majit mes PS-së dhe PD-së në vitin 2017.

Zguri ia ka paraqitur dorëheqjen e tij Kuvendi vetëm pak javë përpara përfundimit zyrtar të mandatit. Ngritja e KQZ-së së re tashmë do të jenë në dorë të një Komisioni të Posaccëm të ngritur në Kuvend, ku do të ketë përfaqësues edhe opozita jashtëparlamentare.

Mes emrave që janë pjesë e garës për anëtarë dhe kryetarë të KQZ-së së re janë dhe figura të njohura si: Theodhori Sollaku, Arben Isaraj, Lefterie Lleshi, Bledar Skënderi, Leonard Gremshi, Besnik Maho, Eldrina Karafili, Artan Kodheli dhe Sali Shehu. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re